Qëllimi
WhatsApp Image 2024-10-03 at 19.52.16 (1)

- Të organizojë, strukturojë dhe ngrejë kapacitetet e grupeve studentore, organizatave sindikaliste apo grupeve të tjera të interesit, si dhe të këshillojë dhe mbrojë ata në rastet kur kjo është e nevojshme në të gjitha format qe lejon dhe mundëson ligji.

 

- Të kryejë veprimtari në të mirë dhe në interes të publikut, duke kuptuar çdo veprimtari qe mbështet dhe zhvillon tek individi dhe shoqëria vlera shpirtërore dhe vlera te tjera humanitare, mbron jetën e njeriut, shëndetin e tij, siguron dhe realizon shërbime publike dhe sociale, ndihma dhe mbështetje në raste fatkeqësish, mbron mjedisin dhe zhvillon kulturën dhe edukatën ndaj tij, mbështet e zhvillon vlerat dhe traditat kulturore e historike, shkencën, arsimimin, edukimin fizik dhe shpirtëror, jep ndihmesë nẽ zhvillmin e zakoneve të mira dhe vlerave demokratike si dhe çdo drejtim tjetër në interes të publikut.

 

- Të mbështesë dhe suportojë edukimin e brezit të ri dhe të mbështesë studime dhe aktivitete të ndryshme jofitimprurese për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm ekonomikë të Shqipërisë.

ÇFARË OFROJMË

QATH synon:

 

- Të kryejë shërbime dhe realizojë projekte

 

Të organizojë konferenca, seminare, trajnime, përkthime, publikime dhe aktivitete te tjera ndërgjegjësuese, promovuese dhe informuese mbi çështje të zhvillimit ekonomik, të drejtave të njeriut, orientimit drejt barazisë sociale si dhe zhvillimit kulturor dhe artistik.

 

-Të ndikojë në luftën kundër korrupsionit; kundër trafikimit të qënieve njerëzore; të ndihmojë trajtimin e viktimave të saj: të punojë kundër dhunës në familje e kundër dhunës ndaj fëmijëve; të nxisë qytetarët në veprimtari, t'i përfshijë ata në zhvillimin e komunitetit.

download

 

Scroll to Top