PROJEKTET TONA
QATH ka bashkëpunuar ngushtësisht me institucionet shtetërore dhe subjekte private mbi projekte të shtrira në zona të ndryshme në jug dhe në veri të vendit. Stafi i qendrës dëshiron të falënderojë përzemërsisht komunitetet lokale që na kanë falur shumë dashuri dhe mikpritje si dhe t'u shprehë mirënjohje për mbështetjen AMSHC-së, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bashkisë së Tiranës, donatorëve privatë etj.
Fletëpalosje për projektin për të moshuarit e vetmuar
“Suksesi nuk ka të bëjë me sa fiton në jetë, apo se sa arrin
i vetëm. Ai ka të bëjë me atë që bën për të tjerët”.
RRETH NESH
QATH është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në vitin 2022. Qendra ka për qëllim realizimin e projekteve për qëllime në të mirë dhe në interes të publikut me fonde dhe të ardhura të siguruara sipas ligjit. Ekipi ynë me eksperiencë në fushat sociale, ekonomike, juridike dhe mediatike punon me pasion për të çuar në fund çdo projekt me partnerët e duhur drejt një të mire të përbashkët dhe produktive.
ÇFARË OFROJMË
QATH synon:
- Të kryejë shërbime dhe realizojë projekte
- Të organizojë konferenca, seminare, trajnime, përkthime, publikime dhe aktivitete te tjera ndërgjegjësuese, promovuese dhe informuese mbi çështje të zhvillimit ekonomik, të drejtave të njeriut, orientimit drejt barazisë sociale si dhe zhvillimit kulturor dhe artistik.
-Të ndikojë në luftën kundër korrupsionit; kundër trafikimit të qënieve njerëzore; të ndihmojë trajtimin e viktimave të saj: të punojë kundër dhunës në familje e kundër dhunës ndaj fëmijëve; të nxisë qytetarët në veprimtari, t'i përfshijë ata në zhvillimin e komunitetit...