Sekretet e Bregut
Kur trashëgimia flet përmes teknologjisë
himara
him

Nëpër rrugët, sheshet dhe shtigjet e Himarës tashmë ndodhen disa postera interaktivë që ftojnë çdo vizitor të ndalet, të skanojë dhe të zbulojë historitë e fshehura të detmalit.  Një muze i hapur nën qiellin blu të një bregdeti të magjishëm.

Ky është thelbi i projektit “Sekretet e Bregut: Skano dhe Zbulo!”, një nismë e Qendrës për Angazhim, Transformim dhe Hulumtime (QATH), e mbështetur nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, që sjell për herë të parë një mënyrë të re për të përjetuar trashëgiminë kulturore përmes teknologjisë. Projekti ka përfshirë gjithë territorin e Bashkisë Himarë – nga Dhërmiu dhe Qeparoja, deri në Lukovë, Porto Palermo e Borsh – duke ndërtuar një rrjet unik të informacionit kulturor në terren.

Çdo poster përmban një QR code që, kur skanohet me telefon, çon vizitorin në video dokumentare dygjuhëshe (shqip dhe anglisht), foto dhe përshkrime që tregojnë legjenda, rrëfenja dhe histori lokale. Legjenda dhe gojëdhëna që nuk i keni dëgjuar më parë.

Përmes 16 videove të xhiruara në shqip dhe anglisht, projekti ka dokumentuar historitë më të spikatura dhe atmosferën e rrallë të Himarës.

Pamje ajrore, rrëfime nga banorët e vjetër, tinguj të polifonisë dhe peizazhe të paprekura natyrore krijojnë një përvojë emocionale që lidh vizitorin me shpirtin e vendit.

QATH shpreh mirënjohjen e saj të veçantë për banorët lokalë të zonave të përfshira dhe Agjencinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile për realizimin e këtij projekti.

Disa nga pikat më të veçanta: 


  • Kroi i Plakës në Himarë
  • Shkëmbi i Dhimbrës në Dhërmi
  • Gjurma e Kalit të Shenjtë në Qeparo
  • Kodra e Vajzës në Lukovë
  • Shpella e Zërave në Porto Palermo
  • Gurët që Qajnë
  • Misteri i Shtëpisë së Gurtë
  • Gurët e Vajzave

“Ky projekt e shndërron Himarën në një libër të hapur që mund ta lexosh duke ecur.

Çdo gur, çdo rrëfim, çdo shenjë e së kaluarës tashmë flet përmes teknologjisë, duke i bërë historitë tona të aksesueshme për këdo,”

– u shpreh Adrian Thano, Drejtor Ekzekutiv i QATH.

 

 

 

 

Shfleto posterat dhe skano

“Sekretet e Bregut: Skano dhe Zbulo!” nuk është vetëm një projekt artistik apo turistik – është një proces edukativ dhe komunitar.

 

Ky bashkëpunim i ngushtë mes institucioneve dhe komunitetit ka krijuar një model të qëndrueshëm promovimi kulturor, ku teknologjia i jep jetë trashëgimisë.

Foto nga vendosja e posterave në qarkun e Himarës

Kliko këtu për të shfletuar VIDEOT

Maria, Spanjë

“Po kërkonim thjesht një plazh të bukur, por përfunduam duke zbuluar histori dhe legjenda që na bënë ta shohim Himarën ndryshe. QR kodet na udhëhoqën në vende që ndoshta nuk do t’i kishim gjetur kurrë vetë.”

“We were just looking for a nice beach, but we ended up discovering stories and legends that made us see Himara differently. The QR codes guided us to places we might never have found on our own.”

Jonas, Suedi

“Më pëlqeu që teknologjia përdorej në një mënyrë kaq të thjeshtë dhe natyrale. Ecje, skanoje dhe papritur dëgjoje një histori që i jepte shpirt vendit.”

 

“I loved how technology was used in such a simple and natural way. You walk, scan, and suddenly a story gives life to the place.”

Claire, Belgjikë

“Fshatrat përreth Himarës janë plot histori, por pa këtë projekt nuk do t’i kuptonim kurrë. Ishte si të kishe një guidë personale në telefon.”

 

“The villages around Himara are full of history, but without this project we would never understand them. It felt like having a personal guide in our phone.”

Claire, Belgjikë

“Fshatrat përreth Himarës janë plot histori, por pa këtë projekt nuk do t’i kuptonim kurrë. Ishte si të kishe një guidë personale në telefon.”

 

“The villages around Himara are full of history, but without this project we would never understand them. It felt like having a personal guide in our phone.”

Thomas, Holandë

“Është një ide brilante për turistët që duan të zbulojnë diçka autentike. Jo vetëm plazh, por histori, kulturë dhe njerëz.”

 

“It’s a brilliant idea for travelers who want something authentic. Not just beaches, but history, culture, and people.”

Scroll to Top