Beautiful Himara: Skano dhe Zbulo!
Trashëgimia që flet përmes teknologjisë
himara


Një udhëtim digjital në rrënjët e historisë

Screenshot 2025-10-21 200944

Himara po shndërrohet në një muze të hapur nën qiellin blu të bregdetit shqiptar.

Nëpër rrugët, sheshet dhe shtigjet e saj tashmë ndodhen postera interaktivë që ftojnë çdo vizitor të ndalet, të skanojë dhe të zbulojë historitë e fshehura të vendit.

Ky është thelbi i projektit “Beautiful Himara: Skano dhe Zbulo!”, një nismë e Qendrës për Angazhim, Transformim dhe Hulumtime (QATH), e mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, që sjell për herë të parë një mënyrë të re për të përjetuar trashëgiminë kulturore përmes teknologjisë. Projekti ka përfshirë gjithë territorin e Bashkisë Himarë – nga Dhërmiu dhe Qeparoja, deri në Lukovë, Porto Palermo e Borsh – duke ndërtuar një rrjet unik të informacionit kulturor në terren.

Çdo poster përmban një QR code që, kur skanohet me telefon, çon vizitorin në video dokumentare dygjuhëshe (shqip dhe anglisht), foto dhe përshkrime që tregojnë legjenda, rrëfenja dhe histori lokale. Legjenda dhe gojëdhëna që nuk i keni dëgjuar më parë.

Përmes 16 videove të xhiruara në shqip dhe anglisht, projekti ka dokumentuar historitë më të spikatura dhe atmosferën e rrallë të Himarës.

Pamje ajrore, rrëfime nga banorët e vjetër, tinguj të polifonisë dhe peizazhe të paprekura natyrore krijojnë një përvojë emocionale që lidh vizitorin me shpirtin e vendit.

 

Disa nga pikat më të veçanta që tashmë mund të zbulohen përmes këtij rrjeti janë:

  • Kroi i Plakës në Himarë
  • Shkëmbi i Dhimbrës në Dhërmi
  • Gjurma e Kalit të Shenjtë në Qeparo
  • Kodra e Vajzës në Lukovë
  • Shpella e Zërave në Porto Palermo
  • Gurët që Qajnë
  • Misteri i Shtëpisë së Gurtë
  • Gurët e Vajzave

Kliko për të parë videot në dy gjuhë - Shqip dhe Anglisht
Legjenda e Kroit të Plakës
Shpella e Zërave
Shkëmbi i Dhimbrës
Misteri i Shtëpisë së Gurtë
Kodra e Vajzës
Gurët që Qajnë
Gurët e Vajzave
Gjurma e Kalit të Shenjtë
The Old Woman’s Spring
The Cave of Voices
The Rock of Dhimbra
The Mystery of Stone House
The Maiden’s Hill
The Weeping Stones
The Maidens’ Stones
The Holy Horse’s Hoofprint


him

Shfleto posterat dhe skano

“Beautiful Himara: Skano dhe Zbulo!” nuk është vetëm një projekt artistik apo turistik – është një proces edukativ dhe komunitar.

Ky bashkëpunim i ngushtë mes institucioneve dhe komunitetit ka krijuar një model të qëndrueshëm promovimi kulturor, ku teknologjia i jep jetë trashëgimisë.


“Ky projekt e shndërron Himarën në një libër të hapur që mund ta lexosh duke ecur.

Çdo gur, çdo rrëfim, çdo shenjë e së kaluarës tashmë flet përmes teknologjisë, duke i bërë historitë tona të aksesueshme për këdo,”

– u shpreh Adrian Thano, Drejtor Ekzekutiv i QATH.

                 

FOTOT nga vendosja e posterave në terren

Himarë, Qeparo, Lukovë, Porto Palermo, Vuno, Dhërmi


Elena, Itali 

“Nuk kisha dëgjuar kurrë për legjendën e ‘Shpellës së Zërave’. E zbulova rastësisht, duke skanuar një poster pranë Porto Palermos. Ishte si të hapje një derë drejt një bote magjike. Është mënyra më e bukur për të përjetuar historinë e një vendi.”
“I had never heard of the ‘Cave of Voices’ legend. I discovered it by scanning a poster near Porto Palermo – it felt like opening a door to another world. It’s the most beautiful way to experience a country’s soul.”


Lukas, Gjermani 

“QR kodet ishin një surprizë e këndshme! Gjithçka funksiononte perfekt dhe videot ishin profesionale, të shkurtra dhe shumë interesante. Tani e ndjej se e njoh më mirë Himarën, përtej plazhit dhe detit.”
“The QR codes were such a pleasant surprise! Everything worked perfectly, and the videos were short, professional, and captivating. Now I feel like I truly know Himara beyond the beach and the sea.”


 Amina, Francë 

“M’u duk fantastike që mund të ecësh nëpër fshatrat e vjetër dhe të mësohesh për legjenda thjesht duke përdorur telefonin. Është një muze në natyrë, dhe çdo gur ka një histori.”
“It’s wonderful to walk through the old villages and learn their legends just by using your phone. It’s like an open-air museum – every stone tells a story.”


Sophie, Angli 

“Absolutely stunning idea! I loved the mix of history, myth, and landscape. The posters are beautifully designed, and the English translations were perfect. It made my visit meaningful.”
“Ide fantastike! Më pëlqeu kombinimi i historisë, legjendave dhe peizazhit. Posterat ishin shumë estetikë, dhe përkthimi në anglisht i saktë. E bëri vizitën time me kuptim.”


Daniel & Petra, Çeki 

“Ne po udhëtonim nëpër Rivierën e Jugut dhe u ndalëm në Qeparo. Skanuam kodin për ‘Misterin e Shtëpisë së Gurtë’ – videoja ishte si një film i shkurtër! E gjithë përvoja na bëri të duam të zbulojmë më shumë për Himarën.”
“We were traveling along the southern coast and stopped in Qeparo. We scanned the code for ‘The Mystery of the Stone House’ – the video felt like a short film! It made us want to explore more.”

Miguel, Spanjë 

“This project is what modern tourism should look like. You walk, you scan, you learn – and you fall in love with the place. Himara deserves global attention.”
“Ky projekt tregon se si duhet të duket turizmi modern. Ecën, skanon, mëson – dhe dashurohesh me vendin. Himara e meriton vërtet vëmendjen botërore.”

Artan, Shqipëri 

“Ky projekt është diçka që e bën çdo shqiptar të ndihet krenar. I tregova djalit tim se si funksionon QR kodi te Kroi i Plakës, dhe ai u mahnit. Kjo është mënyra e re për t’u lidhur me rrënjët tona.”
“This project makes every Albanian feel proud. I showed my son how the QR code works at the Old Fountain, and he was fascinated. It’s a new way of connecting with our roots.”

Scroll to Top