Lukova
WhatsApp Image 2024-09-30 at 21.16.07

Lukova

QATH realizoi një album për zonat turistike dhe objektet e trashëgimisë kulturore, Lukovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Lukova është fshat bregdetar dhe fshati më jugor në krahinën e Himarës. Lukova shquhet për pyllin e gjelbëruar dhe bashkohet në harmoni të plotë me ngjyrën e kaltër, të detit Jon. Klima e saj bregdetare gërshetohet aq mrekullisht, me klimën malore. 

 

Album-Guidë për fshatin më piktoresk të Rivierës. Falënderojmë për mbështetjen Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe banorët e zonës për mikpritjen.

Album-guidë për zonat turistike

Qëllimi i projektit që QATH realizoi ishte mundësimi i informacionit të detajuar foto+tekst për zonat me interes turistik dhe objektet e trashëgimisë kulturore në zonën e Lukovës.

 Ndër zonat që u përfshinë në album ishin:

1- Fshati i Vjeter: Kisha, rrugicat, banesat më të vjetra përfaqësuese të zonës

2 - Lumra: Rruga dhe shtigjet përmes ullishtave që të çojnë në gjiret e fshehura natyraliste poshtë në breg

3 - Mrostari: Ish-rruga e vjetër e agrumeve në kohën e brezareve para 90, shtigjet dhe rruga për të arritur në Gjirin e Plazhit të Shpellave, plazhi zyrtar i zonës

4 - Plazhi i Shpellave, informacione dhe detaje mbi veprimtaritë dhe shërbimet për turistët e huaj dhe shqiptarë

4 - Gjiri i Barklesë dhe gjiret e tjerë të fshehur të bregdetit që përfshin zonën detare nga Buneci në afërsi të Krorëzës

5 - Ujësjellësi i vjetër dhe bunkerët e kohës së komunizmit

6 - Foto dhe informacion mbi hotelet e vogla dhe shtëpitë e përshtatura në funksion të turizmit përgjatë rrugës nacionale në zonën e Lukovës

7- Foto dhe detaje nga kampingjet, bujtinat dhe hotelet e zonës në kodrat nga rruga nacionale në drejtim të bregdetit.

 

Fotot nga fshati Lukovë dhe shpërndarja e albumit në bizneset dhe hotelet e zonës

 

INFO LUKOVA
SHQIP
ENGLISH

                                                                                                      Albumi Guidë për zonën e Lukovës


PËRSHTYPJE
Një album të tillë e kam kërkuar prej kohësh. Duhet të ishte bërë prej kohësh, unë vetë do doja të isha angazhuar si fotograf dhe guidë. Kjo është një punë vërtet shumë e mirë.
Quote icon illustration isolated vector sign symbol
Jurgén nomad gjerman që jeton prej 7 vitesh në Lukovë
Klientët e mi të huaj e kanë shfletuar thuajse të gjithë. Shikojeni si i janë bërë faqet për vetëm pak ditë. Do doja të kishim më shumë kopje. Shpresoj ta rishtypin. Kjo është gjë shumë e mirë për fshatin.
Quote icon illustration isolated vector sign symbol
Arif Bani administrator i Piceri Riviera, Lukovë
Pjesët për Lukovën e vjetër janë shumë interesante. Nuk flitet shumë për këto, sidomos për Qafën e Pazarit që meriton shumë vëmendje. Atje ka qenë një treg shumë i lashtë. Pak flitet për të. Pleqtë e dinë. Brezi i ri i fshatit që janë larguar që të vegjël ose kanë lindur jashtë vendit, as ata nuk dinë shumë. Keni bërë mirë që e keni përfshirë.
Quote icon illustration isolated vector sign symbol
Josif Gurra 80 vjeç, banor autokton i Lukovës
Duhet të kishit përfshirë më tepër informacion për Lukovën e vjetër. Kemi shumë vende këtu që turistët nuk i njohin. Lukova nuk ka vetëm detin dhe pamjen piktoreske. Të kishit folur edhe për brezaret e para 90-s. Por megjithatë si banor i vjetër ju falënderoj për këtë dhuratë që na keni bërë.
Quote icon illustration isolated vector sign symbol
Alqi Nasta pronar i restorantit Perla, Lukovë
Mua më pëlqen shumë ky album. Ka shumë shije, ne që kemi hotele apo restorante duhet të bëjmë të gjithë më shumë për promovimin e Lukovës. Jemi mes dy zjarresh këtu. Himara nga njëra anë që është shumë e lakmuar dhe Saranda nga ana tjetër që është shume e frekuentuar. Kurse Lukovën e njohin pak.
Quote icon illustration isolated vector sign symbol
Eduard Lagji administrator hoteli
Është viti i gjashtë rresht që vij në Lukovë. Na pëlqen shumë qetësia dhe pamja këtu. Jam vërtet e befasuar nga ky album. Ne kemi kaq kohë që vijmë në verë por disa plazhe që janë këtu, nuk i dinim. Vërtet faleminderit për këtë informacion
Quote icon illustration isolated vector sign symbol
Marinela Janko turiste
Me këtë album keni bërë një punë të mrekullueshme. Unë vij me kamper në maj në Lukovë dhe na ka munguar një manual i tillë. Lukova meriton shumë fluks, më shumë se sivjet. Nga Lukova ka qënë Shën Nifoni, klerik i lartë në Kostandinopojë. Pas vdekjes u shpall shenjtor i krishtërimit. Ky fshat ndodhet në listën që ka firmosur letrat drejtuar Papës së Romës dhe mbretërisë se Napolit e të Venedikut që i quante këto fshatra pronë e tij. Keni bërë një punë të mrekullueshme.
Quote icon illustration isolated vector sign symbol
Tomaso mësues historie, kamperist italian
Scroll to Top