Mosha e tretë
Untitled

QATH në bashkëpunim me Agjencinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile realizoi një projekt në ndihmë të të moshuarve që jetojnë vetëm. Kjo kategori ka nevojë për vëmendje, ndihmë, integrim, solidaritet dhe dashuri nga kushdo që e quan veten pjesë të komunitetit.

Të MOSHUARIT Që JETOJNë VETëM

WhatsApp Image 11

Mosha e pensionit në Shqipëri i has pensionistët me probleme sociale të zhvilluara në dhjetëvjeçarët e fundit kur shoqëria është modernizuar.

Braktisja nga familja ose jetesa në vetmi është problemi më i ri me të cilin përballen të moshuarit në Shqipëri. 

Plaga e emigracionit dhe ndryshimet nga familja tradicionale në atë moderne, ku fëmijët largohen duke lënë vetëm të moshuarit, do të rritë edhe më shumë armatën e të moshuarve të braktisur që kërkojnë ndihmë urgjente. Çdo vit janë afro 150-200 kërkesa për akomodime në shtëpitë e të Moshuarve në vend.

Shtëpitë e pleqve kanë rreth 350-400 vende kapacitete gjithsej në të gjithë vendin, ndërsa kërkesat janë gjithnjë e në rritje. Tashmë edhe institucionet private po ofrojnë shërbime por kostoja e tyre është më e lartë se në publik.

Qëllimi i këtij projekti është që organizata jonë të kontribuojë për lehtësimin e jetesës së të moshuarve që nuk kanë mundësi për t’u strehuar në këto rezidenca, nuk kanë mundësi financiare dhe që jetojnë të vetmuar nëpër banesat e tyre, pa përkrahje ose me përkrahje minimale nga fëmijët dhe të afërmit në qytetin e Tiranës.

Ne synojmë që të “hyjmë” në banesat e tyre, aty ku ata jetojnë për t’ju ofruar disa shërbime të rëndësishme për ta dhe asistencë psiko-sociale pa kosto ekstra për ta. 

Aktivitetet

WhatsApp Image 17
Në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë identifikuam të moshuarit e vetmuar që frekuentonin qendrat komunitare.
Me anë të fletëpalosjeve dhe takimeve në banesa i informuam për asistencën që ofrojmë, qoftë ndihmë sociale, teknologjike dhe psikologjike.
WhatsApp Image 12
83e336a3-17b6-4895-ba02-5d81689827f4 (1)
Finalizuam vizitat me dreka festive dhe sociale jashtë ambienteve të qendrave komunitare.
WhatsApp Image 2024-10-03 at 20.57.06

Fletëpalosja e shpërndarë nga QATH

FOTOT NGA DREKAT FESTIVE
Scroll to Top