QATH realizoi një album për zonat turistike dhe objektet e trashëgimisë kulturore, Lukovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Lukova është fshat bregdetar dhe fshati më jugor në krahinën e Himarës. Lukova shquhet për pyllin e gjelbëruar dhe bashkohet në harmoni të plotë me ngjyrën e kaltër, të detit Jon. Klima e saj bregdetare gërshetohet aq mrekullisht, me klimën malore.
Album-Guidë për fshatin më piktoresk të Rivierës. Falënderojmë për mbështetjen Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe banorët e zonës për mikpritjen.
Album-guidë për zonat turistike
Qëllimi i projektit që QATH realizoi ishte mundësimi i informacionit të detajuar foto+tekst për zonat me interes turistik dhe objektet e trashëgimisë kulturore në zonën e Lukovës.
Ndër zonat që u përfshinë në album ishin:
1- Fshati i Vjeter: Kisha, rrugicat, banesat më të vjetra përfaqësuese të zonës
2 - Lumra: Rruga dhe shtigjet përmes ullishtave që të çojnë në gjiret e fshehura natyraliste poshtë në breg
3 - Mrostari: Ish-rruga e vjetër e agrumeve në kohën e brezareve para 90, shtigjet dhe rruga për të arritur në Gjirin e Plazhit të Shpellave, plazhi zyrtar i zonës
4 - Plazhi i Shpellave, informacione dhe detaje mbi veprimtaritë dhe shërbimet për turistët e huaj dhe shqiptarë
4 - Gjiri i Barklesë dhe gjiret e tjerë të fshehur të bregdetit që përfshin zonën detare nga Buneci në afërsi të Krorëzës
5 - Ujësjellësi i vjetër dhe bunkerët e kohës së komunizmit
6 - Foto dhe informacion mbi hotelet e vogla dhe shtëpitë e përshtatura në funksion të turizmit përgjatë rrugës nacionale në zonën e Lukovës
7- Foto dhe detaje nga kampingjet, bujtinat dhe hotelet e zonës në kodrat nga rruga nacionale në drejtim të bregdetit.
Fotot nga fshati Lukovë dhe shpërndarja e albumit në bizneset dhe hotelet e zonës











































