ALBUMI
QATH ka mundësuar
krijimin e një albumi turistik në shqip dhe anfglisht për zonat me interes
turistik dhe objektet e trashëgimisë kulturore të Përmetit. Informacioni u vu
në dispozicion të turistëve të huaj dhe vendas dhe është i arritshëm fizikisht
në formë albumi fotografik me përshkrime
të shkurtra. Destinacionet kryesore të kësaj zone janë:
• Guri i Qytetit
• Kisha e Shën Mërisë, fshati Bënjë
• Kisha e Shën Marisë, fshati Leusë
• Lugina e Vjosës
• Ujërat Termale të Bënjës
• Parku “Bredhi i Hotovës -
Dangëlli”
• Salla e Kongresit të Përmetit
• Kisha e Shën e Prëmtes
• Kisha e Shën Kollit
• Teqeja e Alipostivanit
• Teqeja e Frashërit
• Shtëpia e Vëllezërve Frashëri
• Hotele dhe Bujtinat
Do të hash e të bësh qejf
Sofra si për mbret
Pastërti e për hyzmet
Të tillë gjen veç në Përmet
Qyteti zë një sipërfaqe të vogël. Territori i Përmetit ka formën e një gjashtëkëndëshi të rregullt me shtrirje gjatësore veriperëndim-juglindje. Ai shtrihet në Juglindje të vendit me një sipërfaqe prej 938 km katrorë dhe një vijë kufitare prej 200 kilometër të gjatë, nga të cilat 16 kilometër janë kufij lumorë.
Në të majtë qëndon vargmali Kiçok-Taroninë-Qarrishtë-Dangëlli, që shtrihet deri në lartësitë e Postenanit, mbuluar nga pyje e livadhe. Ndërsa në të djathtë lartësohet vargmali Trebeshinë –Dhëmbel- Nemërçkë, me majën më të lartë Papingun 2485m. Në hapësirën mes këtyre vargmaleve shtrihen Lugina e Vjosës, dhe ajo e Zallit të Dëshnicës. Ndërsa në këmbët e kodrinave dhe maleve shtrihen dhjetëra fshatra, edhe pse kohët e fundit disa prej tyre janë rrënuar. Popullsia në qytetin e Përmetit eshte rreth 13.000 banorë.
Në qytet vërehet një tolerancë fetare, pasi ka 17 kisha dhe 4 xhami, ndër të cilat ia vlen të shihni kishën e shekullit të XII të Shën Mërisë në Kosinë dhe atë të shekullit XVIII të Leusës. Përmeti është i njohur në mbarë Shqipërinë për mikpritjen dhe gatimet e shkëlqyera.
“Qyteti i trëndafilave” është cilësuar ‘perla’ e turizmit shqiptar dhe vendi ideal për pushime dhe aventura familjare, pasi kombinon ecjen në kanion, lundrimin e lumit me gomone apo kajak dhe climbing.
Në këtë qytet gjenden parqe të mëdha natyrorë, lugina me lëndina të bukura e shumë monumente natyrore, kulturore e pika turistike, të cilat vlejnë të vizitohen e të shikohen nga afër.























