Përmeti
Grey Red Black Tech and Comms Soft Spray Paint Zoom Profile Cover (2)


Album për zonat turistike në Përmet

QATH realizoi një album për zonat turistike dhe objektet e trashëgimisë kulturore, Përmet gjatë vitit 2023, në bashkëounim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrinë e Kulturës.  Përmeti është qytet në juglindje të Shqipërisë dhe qendër e njësisë administrative me të njëjtin emër Rrethi i Përmetit. Karakteristikë e qytetit është rritja e trëndafilave në lulishte dhe oborret e shtëpive të vjetra, ndaj Përmeti njihet ndryshe si Qyteti i Trëndafilave.

ALBUMI

QATH ka mundësuar krijimin e një albumi turistik në shqip dhe anfglisht për zonat me interes turistik dhe objektet e trashëgimisë kulturore të Përmetit. Informacioni u vu në dispozicion të turistëve të huaj dhe vendas dhe është i arritshëm fizikisht në formë albumi fotografik me përshkrime të shkurtra. Destinacionet kryesore të kësaj zone janë:

•             Guri i Qytetit

•             Kisha e Shën Mërisë, fshati Bënjë

•             Kisha e Shën Marisë, fshati Leusë

•             Lugina e Vjosës

•             Ujërat Termale të Bënjës

•             Parku “Bredhi i Hotovës - Dangëlli”

•             Salla e Kongresit të Përmetit

•             Kisha e Shën e Prëmtes

•             Kisha e Shën Kollit

•             Teqeja e Alipostivanit

•             Teqeja e Frashërit

•             Shtëpia e Vëllezërve Frashëri

•             Hotele dhe Bujtinat


Do të hash e të bësh qejf

Sofra si për mbret

Pastërti e për hyzmet

Të tillë gjen veç në Përmet

- Fan S. Noli


Qyteti zë një sipërfaqe të vogël. Territori i Përmetit ka formën e një gjashtëkëndëshi të rregullt me shtrirje gjatësore veriperëndim-juglindje. Ai shtrihet në Juglindje të vendit me një sipërfaqe prej 938 km katrorë dhe një vijë kufitare prej 200 kilometër të gjatë, nga të cilat 16 kilometër janë kufij lumorë.


Në të majtë qëndon vargmali Kiçok-Taroninë-Qarrishtë-Dangëlli, që shtrihet deri në lartësitë e Postenanit, mbuluar nga pyje e livadhe. Ndërsa në të djathtë lartësohet vargmali Trebeshinë –Dhëmbel- Nemërçkë, me majën më të lartë Papingun 2485m. Në hapësirën mes këtyre vargmaleve shtrihen Lugina e Vjosës, dhe ajo e Zallit të Dëshnicës. Ndërsa në këmbët e kodrinave dhe maleve shtrihen dhjetëra fshatra, edhe pse kohët e fundit disa prej tyre janë rrënuar. Popullsia në qytetin e Përmetit eshte rreth 13.000 banorë.


Në qytet vërehet një tolerancë fetare, pasi ka 17 kisha dhe 4 xhami, ndër të cilat ia vlen të shihni kishën e shekullit të XII të Shën Mërisë në Kosinë dhe atë të shekullit XVIII të Leusës. Përmeti është i njohur në mbarë Shqipërinë për mikpritjen dhe gatimet e shkëlqyera.


“Qyteti i trëndafilave” është cilësuar ‘perla’ e turizmit shqiptar dhe vendi ideal për pushime dhe aventura familjare, pasi kombinon ecjen në kanion, lundrimin e lumit me gomone apo kajak dhe climbing.


Në këtë qytet gjenden parqe të mëdha natyrorë, lugina me lëndina të bukura e shumë monumente natyrore, kulturore e pika turistike, të cilat vlejnë të vizitohen e të shikohen nga afër.

Albumi për zonat turistike dhe objektet e trashëgimisë kulturore në Përmet

Scroll to Top